
AsociacioninFondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) do të prezantojë sot në Prishtinë një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).
“Si pjesë e programin tonë, ne synojmë ta forcojmë Kosovën si partner për paqen dhe sigurinë në rajon dhe ta mbështesim agjendën e saj politike të përkushtuar për integrimin në BE. Vitin e kaluar, ne bashkuam forcat me Institutin Evropian të Paqes (EIP) dhe organizuam një seri të përbashkët të seminare në vitin 2022 për çështjet e pazgjidhura të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëpërmjet këtyre seminare që diskutuam dhe trajtuam çështjet dhe sfidat më urgjente në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i parapriu hartimit të Statutit”, njofton Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), raportojnë mediat në Kosovë.
Sipas FES, puna është produkt i partneritetit mes dy organizatave dhe nuk përfshin asnjë palë të tretë.
“Procesi i hartimit të statutit përfshinte konsultime me ekspertë, akademinë dhe profesionistët që punojnë ose përfshihen në dialogun e Brukselit. Prandaj, në një mjedis shumë të instrumentalizuar politikisht, botimi duhet parë më tepër si një pikënisje për një kontribut të bazuar në dëshmi. Puna jonë u drejtua vetëm nga motivimi për të kontribuojnë në fillimin e një diskutimi publik thelbësor dhe ofrimin e rekomandimeve tona të formësuar ekspertizën e duhur vendore dhe ndërkombëtare – siç kemi bërë në të kaluarën për çështje të ndryshme politike dhe socio-ekonomike”, njofton Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë.
Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.
Siç parashikohet me marrëveshjet përkatëse, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.
Marrëveshja fillestare për Asociacionin (e vitit 2013) thekson se Asociacioni do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.
Ndërkohë Prishtina zyrtare deri tani nuk ka rënë dakord për themelimin e Asociacionin e komunave serbe.
Sipas kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani, ky plan është në kundërshti me Kushtetutën e Kosovës.
Asociacioni, “kutia e Pandorës” për Kosovën