Kosova 2 Shkurt 2023, 14:31

Asociacioni/ Vuçiç: Perëndimi më kërcënoi nëse nuk firmosim marrëveshjen me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Asociacioni/ Vuçiç: Perëndimi më kërcënoi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është kërcënuar me pasoja të rënda nëse nuk nënshkruan marrëveshjen përfundimtare me Kosovën.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin serb, ku ishte i pranishëm për të folur rreth tensioneve në Kosovë, Vuçiç tregoi kërcënimet që sipas tij kishte marrë.

“Citoj: Zoti President, nëse puna për këtë nismë (plani ndërkombëtar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën) dhe zbatimi i kësaj nisme nuk pranohen, do të përballeni, citoj, së pari me pezullim të negociatave për anëtarësim me BE-në, do t’ia shpjegon njerëzve çfarë do të thotë kjo.

Së dyti, jo vetëm ndërprerje të investimeve të mëtejshme nga Perëndimi në Serbi, por edhe me tërheqjen e investimeve nga vendi juaj. Dhe së treti do të ketë masa të tjera që do të tregojnë sesi duhet të përfundojnë ata që nuk bien dakord me BE-në”.

Prishtine Asociacioni Perëndimi Vucic