Thellohen tensionet në Malin e Zi. Pas marrëveshjes me Kishën Serbe, kryeministri Dritan Abazoviç është bërë objekt sulmesh edhe në media. Një portal e ka akuzuar atë për lidhje me grupet kriminale dhe kjo ka sjellë reagimin e tij.
Ai kërkoi nga Prokuroria Speciale e Shtetit që të hetojë shkrimin e Mportalit të Podgoricës, i cili shkruan se Abazoviç ka marrë telefona të koduar përmes një prej grupeve kriminale në Ballkan.
“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat e mjegullta që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një kuazi portal në rolin e ‘Udar 2’, përgjegjës për kryerjen e fushatës më të ndyrë kundër meje në periudhën e ardhshme, të ngjashme. në atë të gushtit 2020”, ka thënë ai.
I pari i qeverisë malazeze tha se beson se për të gjithë është e qartë, siç thotë ai, se nga cila kuzhinë po gatuhet kjo gjë.
“Dhe për të shtrënguar rrethin rreth strukturave kriminale pranë grupeve të caktuara politike brenda DPS-së, qëllimi i të cilëve është të destabilizojnë Malin e Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare, por edhe më e rëndësishmja për ta – për të shmangur drejtësinë”, tha Abazoviç.
Ai tha se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore për gjithçka, teksa u shrpeh se “ata që duan t’i heqin kokën” duhet të nxitojnë.
“Edhe nëse do të kenë sukses në qëllimin e tyre kriminal, nuk do ta ndalin dorën e drejtësisë. Gjithçka ruhet mjeshtërisht dhe ruhet aty ku duhet. Ne presim gjithçka që vijon”, tha kryeministri.
Autoritete malazeze pak kohë më parë goditën grupin kriminal “Škaljari”, pasi EUROPOL zbuloi se ata përdorin aplikacionin e koduar “SKY ECC” për aktivtet kriminale. Portali malazez shprehet se në kohën kur Abazoviç ishte zv/kryeministër, ka kontaktuar me grupin në fjalë dhe ka kërkuar prej tyre 4 telefon që kishin të instaluar aplikacionin “SKY ECC”.
Por mediat malazez e kanë publikuar një korrespodencë të prokurorit special Miroslav Turkovi drejtuar kryeprokurorit Vladimir Novoviç. Ai shprehet se nuk ka asnjë të dhënë që implikon Abazoviçin. “Ju informoj se jam i mendimit se provat e mbledhura gjatë hetimit nuk kanë dhënë bazë faktike për konstatimin se të pandehurit kanë siguruar celular me aplikacionin SKY ECC për Dritan Abazoviçin”, thuhet aty.