Sport15 Janar 2023, 20:03

Atalanta “ia bën 8 me 2” Salernitanës, bergamaskët barazojnë rekordin e Milanit para 27-vitesh dhe i dërgojnë sinjal Juves

Shkruar nga Pamfleti
Atalanta “ia bën 8 me 2” Salernitanës, bergamaskët

Atalanta “ia bën 8 me 2” Salernitanës, bergamaskët barazojnë rekordin e Milanit para 27-vitesh dhe i dërgojnë sinjal Juves

Atalanta ka shpërfytyruar Salernitanën në ndeshjen e javës së 18 të Serisë A, teksa e ka mundur me shifrat 8-2. Boga realizoi pas 5 minutash lojë, ndërsa shumë shpejt mysafirët u kundërpërgjigjën me Dia. Në pjesën e parë, bergamaskët “tundën rrjetën” edhe katër herë, me Lukman, Skalvini, Kupmeinërs dhe Hojlund.

Të besuarit e Gasperinit nuk u ndalën me kaq, pasi në pjesën e dytë erdhën golat e Lukman, Zortea e Ederson. Salernitana shënoi edhe një gol tjetër me Kavilja, por goli vlejti vetëm për statistikë.

Tetë gola nuk shiheshin në Serinë A që prej ndeshjes Milan-Padova në vitin 1996 dhe sigurisht kanë shënuar rezultat historik, që tani afrohet sërish me vendin e katërt dhe e sheh Juventusin vetëm 3 pikë larg dhe me ndeshjen direkte që po afron

Lojtari shqiptar, Berat Gjimshiti e nisi nga stoli këtë takim.

Sport Atalanta Salernitana Seria A