Sport15 Tetor 2022, 22:53

Atalanta nuk ndalet, bergamaskët “likuidojnë” Sasuolon me përmbysje dhe marrin kreun, një 18-vjeçar rishkruan historinë

Shkruar nga Pamfleti
Atalanta nuk ndalet, bergamaskët “likuidojnë” Sasuolon me

Atalanta nuk ndalet, bergamaskët “likuidojnë” Sasuolon me përmbysje dhe marrin kreun, një 18-vjeçar rishkruan historinë

Atalanta nuk ndalet. Bergamaskët kanë mundur 2-1 Sasuolon në javën e 10 të Serisë A dhe ka marrë përkohësisht kreun e kampionatit.

Një fitore në shtëpi me përmbysje për skuadrën e Gasperinit që, bashkë me Napolin, është skuadra që nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani në kampionat.

Ishte Qirjakopulos që kaloi në avantazh Sasuolon në minutën e 41 me një gol spektakolar. Asisti u dha nga Luka D’Andrea, i cili, në moshën 18-vjeç e 39 ditë, është lojtari më i ri që ka dhënë një asist në Serinë A nga Pedro Pereira me Sampdorian në tetorin e vitit 2015 (17-vjeç e 255 ditë kundër Interit).

Reagimi i zikaltërve ishte i menjëhershëm, duke parë se Pasaliç barazoi rezultatin pas vetëm gjashtë minutash. Pjesa e dytë filloi me gol për bergamaskët.

Lukman dërgoi topin në rrjetë pas një lëvizje të bukur në zonën e rreptësisë. Kjo fitore e Atalantës bëhet më e çmuar për faktin se vjen dy ditë para datëlindjes së 115 të klubit.

Sport Atalanta Sasuolo Seria A