Atalanta ka fituar bindshëm me rezultatin 5-2 ndaj Specias së Rei Manajt. Gjimshiti luajti për 90 minuta duke zhvilluar një paraqitje të mirë.
Vendasit ishin dominues përgjatë gjithë ndeshjes ku shënuan tre herë që në pjesën e parë. Specia kaloi në avantazh me Nzola, por u barazua me Pasaliç. Zapata shënoi golin e dytë me penallti. Pasaliç realizoi golin e tretë në minutën e 40. Në pjesën e dytë, Muriel dhe Malinovski i vunë kapakun sfidës. Manaj u fut si zëvendësues në minutën e 52. Nzola shënoi në fund për miqtë, por vlejti vetëm për statistikë.
Me këtë fitore, Atalanta barazon Interin me 25 pikë, por kampionët në fuqi kanë ende një ndeshje për të luajtur.