Sport 2 Tetor 2022, 21:32

Atalanta vazhdon magjinë në Serinë A, skuadra e Gasperinit mund Fiorentinën në shtëpi dhe nuk i ndahet Napolit në krye

Shkruar nga Pamfleti
Atalanta vazhdon magjinë në Serinë A, skuadra e Gasperinit mund

Atalanta vazhdon magjinë në Serinë A, skuadra e Gasperinit mund Fiorentinën në shtëpi dhe nuk i ndahet Napolit në krye

Atalanta vazhdon me ritmin e saj, duke mundur me rezultatin minimal Fiorentinën brenda në shtëpi. 

Ishte Lukman, ai i cili në minutën e 59 gjeti rrugën e  rrjetës dhe golin e vetëm të sfidës. Sulmuesi shfrytëzoi mirë atë top të dhënë nga Muriel. Fiorentina doli me kokën lart, sepse krijoi një mori rastesh për të barazuar takimin, por çdo tentativë nuk shkoi në rrjetë.  

Kështu skuadra e Gasperinit ngjitet në krye së bashku me Napolin me nga 20 pikë, ndërsa Fiorentina vazhdon të mos bindë. 

Sport Atalanta Fiorentina Seria A