Ndeshja e javës së 9 në Serinë A mes Atalantës dhe Veronës është mbyllur me fitoren e veronezëve. Takimi u zhbllokua në pjesën e dytë me një gol të Velosos në minutën e 62 nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Zakanji dyfishoi shifrat me një kundërsulm në minutën e 83.
Me këtë fitore, Verona ngjitet në vendin e 6 me 15 pikë, ndërsa Atalanta mban vendin e 8 me 14 pikë.
Kjo ishte ndeshja e tretë në kampionat pa fitore për Atalantën, që vuajti jo pak në aspektin fizik, pasi në mesjavë luajti dhe fitoi 2-0 në “Anfield Road” ndaj Liverpulit.