Showbiz27 Janar 2023, 10:46

Atdhe Xharavina nuk humb kohë, puth Julin sapo hyn në Big Brother

Shkruar nga Pamfleti
Atdhe Xharavina nuk humb kohë, puth Julin sapo hyn në Big Brother

Atdhe Xharavina nuk humb kohë, puth Julin sapo hyn në Big Brother

Juliana Nura është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip”, ndërsa Atdhe Xharavina i është bashkuar së fundmi këtij reality-show.

Mirëpo nuk u desh shumë kohë që dyshja të afroheshin me njëri-tjetrin dhe mesa duket kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Çifti ka mbuluar kokën me batanije dhe nuk u pa qartë çfarë ndodhi. Por nga lëvizjet dhe reagimi i tyre duket se Atdheu dhe Xhuli sapo shkëmbyen puthjen e parë në “BBVK”.

Nga ana tjetër kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Vip Kosova” Xhuli ka rrëfyer për videon e saj intime që u publikua vite më parë nga ish-partneri i saj.

“Ato momente kam menduar që do të ishte më mirë që të fundosesha prej kësaj bote sepse për mua vlera shqiptare, vlera e familjes, vlera e fisit im, puna, sakrifica që e kam bërë deri në atë moment ka qenë shumë e madhe. Çdo mund i yti fshihet me një gjë kaq të vogël, ku një vajzë zhvishet për të dashurin e vet që është shumë normale, por nuk është normale për me ta humbur të drejtën me të shantazhuar”, u shpreh Juliana.

“Opsioni i parë që a ia vlen me jetu që t’i lë ëndrrat e mia mbrapa por e dija që do t’i shkaktoja prindërve një hall më të madh, ose gjëja e dytë që të vazhdoj përpara. Sa herë që flas qaj sepse ma kujton dhimbjen, mbi të gjitha dhimbja nuk është asgjë nëse e mbaj vetëm për vete”.

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Reality Show #BBVK #Juliana Nura Atdhe Xharavina puthje