Sot feston ditëlindjen ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina.
Djaloshi nga qyteti i Gjakovës u largua nga programi për të vazhduar njohjen jashtë me konkurrenten tjetër, Sara Malaj.
Kjo e fundit është kujdesur që t’i bëjë surpriza Atdheut në ditën e tij të lindjes dhe e ka bërë në menyrë epike.
Në tortën në formë gjoksi të femrës ajo ka shkruar: “Urime ditëlindjen pervers i sëmurë”.
Në këtë postim, ku ka zbuluar tortën Sara i është drejtuar atij me një urim ditëlindje ku i shkruan “Sincerely your bitch”.
Por nuk mbaron me kaq, krahas urimeve e befasive ajo është kujdesur që të shprehë dashurinë për të edhe me një urim romantik.
“Uroj që ditëlindja jote të jetë aq e lumtur sa më ke bërë ti mua”, shkruan Sara sipër një fotografie me Atdheun.
Dyshja pas një raporti me ‘ulje dhe ngritje’ brenda programit duket se kanë gjetur paqen dhe lumturinë jashtë dhe po shijojnë ditë të bukura së bashku.