Aktualitet29 Mars 2022, 18:50

Atentat me armë zjarri në Elbasan, breshëri plumbash ndaj makinës në ecje

Shkruar nga Pamfleti
Atentat me armë zjarri në Elbasan, breshëri plumbash ndaj

Një atentat me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur në zonën e Elbasanit, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Një makinë tip “BMW” është qëlluar me breshëri plumbash teksa po lëvizte përgjatë aksit Elbasan-Peqin.

Policia sqaron se personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMWË, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Aktualitet Atentat Elbasan Makina