Politike 6 Tetor 2022, 11:18

Atentatet shtohen çdo ditë, Çuçi bën krahasime me vitin 2013: Kemi përgjysmuar numrin e vrasjeve!

Shkruar nga Pamfleti
Atentatet shtohen çdo ditë, Çuçi bën krahasime me

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë fjalës në Kuvend u shpreh se gjatë qeverisjes Rama numri i vrasjeve me dashje ka rënë, në krahasim me vitet para 2013. Ai ka shtuar se ndryshimi është i dukshëm ndërsa tha se padiskutim që duhet falënderuar policia e shtetit për punën që ka bërë për të parandaluar vrasjet.

“Jam lodhur për të gjeture statistika për para 2013. In kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar.”

“Duke parë shifra që ka qenë mesatarja me 117 viktima, padiskutim që duhet bërë diferenca dhe duhet të falënderojmë policinë për parandalimin e vrasjeve me dashje.“ tha Çuçi.

Politike Çuçi Kuvend