Kronike19 Shtator 2022, 10:01

Atentati ndaj 19-vjeçarit në Shkodër/ Shkak dyshohet përplasja mes bandave, autorët po e ruanin prej kohësh; merren në pyetje disa persona

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj 19-vjeçarit në Shkodër/ Shkak dyshohet

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e  ndodhur një natë më parë në Shkodër. Mësohet se atentatorët kanë vëzhguar lëvizjet e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili u qëllua me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur. Më konkretisht thuhet se një person ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e 19-vjeçarit, ndërsa në momentin që ai ka qenë duke pirë kafe është qëlluar nga dy persona me motoçikletë.

Përpara se të ndodhte atentati, babai i 19-vjeçarit e kishte telefonuar djalin e tij duke i kërkuar që ta shoqëronte deri në Mal të Zi, por Xhenja e kishte refuzuar duke i thënë se ishte në lokal dhe po pinte kafe. Pak pas vrasjes, i ati u informua dhe shkoi në vendin e ngjarjes, ku u pa edhe duke shpërthyer në lot për të birin.

Përplasja mes bandave është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet për vrasjen e 19-vjeçarit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar kamerat e zonës ku ndodhi atentati, me qëllim vëzhgimin e tyre nëse mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Sakaq, janë marrë në pyetje edhe persona në lidhje me ngjarjen, por ende nuk ka asnjë shenjë nga autorët

Kronike vrasja ne shkoder