Kronike21 Janar 2023, 13:41

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, lihen në burg 5 organizatorët

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, lihen në burg 5

Gjykata e Posaçme ka lënë  në burg 5 të akuzuarit  si organizator të atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Në burg janë lënë Genti (Kili) Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija.

SPAK bëri të ditur se atentati në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Sukthit, u organizua dhe finalizua nga 11 persona që bashkëpunuan si grup kriminal.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur 4 persona, mes tyre Plarent Dervishaj, i cili ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga SPAK për një vrasje të ndodhur në vitin 2005. Dervishaj i ka shpëtuar pengesave pasi mes Shqipërisë dhe Emirateve nuk ka një marrëveshje dypalëshe ekstradimi.

Po ashtu në kërkim janë Julian Meçe, Ramazan Rraja nipi i deputetit të PS Rahman Rraja dhe një person tjetër.

Kujtojmë që në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar më herët Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj.

Kronike # Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj lihen në burg 5 organizatorët