Kronike 1 Prill 2022, 15:48

Atentati ndaj Talo Çelës/ Gjykata lë në burg Nuredin Dumanin, masa e arrestit i komunikohet në spital

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj Talo Çelës/ Gjykata lë në burg Nuredin

Gjykata ka lënë në burg Nuredin Dumanin, i dyshuar si personi i përfshirë në ngjarjen e Elbasanit, ku dyshohet se u qëllua ndaj Talo Çelës. Dumani ishte në kërkim për disa vrasje dhe gjykata ja ka komunikuar masën e sigurisë në spital, ku dhe ndodhet për shkak se mbeti i plagosur. Për ngjarjen në Elbasan ai akuzohet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Ngjarja në fjalë ndodhi në aksin Peqin-Elbasan, ku një makinë “BMW” u gjet e braktisur dhe e bërë shoshë nga plumbat. Aty dyshohej të ketë qenë Talo Çela, një ndër personat më të kërkuar në vend, i akuzuar për shumë vepra penale. Pas hetimeve dhe falë një telefonate, policia ra në gjurmët e Nuredin Dumanit, i cili u arrestua në Fier.

Kronike Burg masa e sigurise Nuredin Dumani Talo Çela