Kronike20 Prill 2022, 17:45

Atentati në Lushnje/ 44-vjeçari u qëllua nga një person i maskuar, niset drejt Spitalit të Traumës

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Lushnje/ 44-vjeçari u qëllua nga një person i

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Lushnje ku mbeti i plagosur një 44-vjeçar. Mësohet se kemi të bëjmë me një atentat dhe i plagosur është Kujtim Meta.

Ky i fundit ka qenë i ulur në një lokal në Lushnje dhe një person ka i maskuar ka zbritur nga një automjet duke hapur zjarr ndaj tij. Mësohet se 44-vjeçari ka marrë dy plumba na bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.  “Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në  të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Kronike Atentat Lushnje Plagosje