Kronike18 Maj 2022, 21:33

Atentati në Sukth, viktima u arrestua në 2016-ën për dhunën barbare ndaj biznesmenit libanez

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Sukth, viktima u arrestua në 2016-ën për

Dalin në dritë detaje të reja për atentatin me armë zjarri në Durrës.  Viktima Arben Mërkuri, në vitin 2016 u arrestua nga policia, pasi dyshohet se është një ndër personat e përfshirë në rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri

Ky i fundit u dhunua në mënyrë barbare në shtator të 2016 dhe në atë kohë policia arrestoi 3 persona: Landi Muharremin, Arben Mërkurin dhe Skënder Krahjan.

Biznesmeni amerikano-libanez u dhunua fizikisht pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016. Shkak ishte konflikti për shkak të investimit që po kryente Faadi Mitri në zonën e Gjirit të Lalzit. 55-vjeçari, në atë kohë u mor në pyetje nga hetuesit ku ka dëshmuar se personat që e sulmuan, e kërcënuan duke i thënë “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”.

Autorët, pasi kanë goditur automjetin “Mitsubishi”, ku udhëtonte Mitri, e kanë nxjerrë me forcë nga makina dhe kanë nisur ta qëllojnë me shkop bejzbolli atë dhe shoferin e tij, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe në trup.

Areb Mërkuri u dyshua se ishte një prej tyre. Ndërkohë dyshimet janë se atentati sot ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Kronike #Suksh Atentat Libanez