Kronike 5 Tetor 2018, 01:00

Atentati/ Ngrihet grupi hetimor, në krye prokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj, merren në pyetje dëshmitarët

Shkruar nga Pamfleti
Atentati/ Ngrihet grupi hetimor, në krye prokurorja e Tiranës

Atentati/ Ngrihet grupi hetimor, në krye prokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj, merren në pyetje dëshmitarët

 Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë truproja e Ervis Martinaj, ndërsa ky i fundit u plagos, ndërsa po ashtu i plagosur rëndë mbeti edhe Leart Hasa, Prokuroria ka ngritur grupin hetimor.

Ky grup drejtohet nga Elisabeta Imeraj ndërsa prokurorë janë Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.

Ata po marrin në pyetje të gjithë dëshmitarët, ndërsa mësohet se ka pasur shumë të shoqëruar në polici për këtë ngjarje.

Nga ana tjetër policia po vijon kërkimin për arrestimin e autorit të dyshuar për atentatin.

 

Kronike Atentati/ Ngrihet grupi hetimor merren në pyetje dëshmitarët në krye prokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj