Kronike19 Shtator 2022, 08:25

Atentati që tronditi Shkodrën, publikohet fotoja e 19-vjeçarit që mbeti i vrarë nga të shtënat në mes të lokalit

Shkruar nga Pamfleti
Atentati që tronditi Shkodrën, publikohet fotoja e 19-vjeçarit

Mëngjesin e sotëm është publikuar fotoja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua një natë më parë në atentatin në Shkodër. Xhenje u qëllua me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Autorët, të cilët lëviznin me motoçikletë, qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, të cilët kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes përmes rrugicave dytësore. Mbrëmë u gjet një motoçikletë e djegur rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në lagjen ‘Guerile’.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhjetëra gëzhoja plumbash. Autorët dyshohet se janë dy dhe ata kanë qenë duke udhëtuar me motor.  Forcat RENEA dhe FNSH kanë blinduar qytetin, ndërkohë janë shoqëruar disa të rinj që ishin në lokal. Më pas u zbulua një motor i djegur në lagjen “Guerrile”, bashkë me një pistoletë. Dyshohet se mjeti dhe arma janë përdorur në atentat.

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë. Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve“, njoftoi policia.

Deri më tani rezulton se 19-vjeçari nuk ka rekorde kriminale.

Kronike vrasja ne shkoder