Aktualitet 5 Dhjetor 2018, 22:45

Athina ‘nxeh gjakrat’ pas vrasjes së 7 shqiptarëve brenda muajit, kërkesa absurde që i bën Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Athina 'nxeh gjakrat' pas vrasjes së 7 shqiptarëve brenda muajit, kërkesa absurde që i bën Tiranës

Qeveria greke ka reaguar më në fund për vrasjet e disa shqiptarëve brenda një muaji në vendin fqinj. Greqia i është përgjigjur deklaratës së fortë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme shqipare,  e cila shprehu shqetësimin për vrasjen e 4 shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit, dhe 3 të tjerëve javët e mëparshme.

MEPJ dënoi ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në Greqi, por shteti helen thotë se ato nuk korrespondojnë me realitetin në Greqi, ndërsa bëjnë kërkesën e turpshme për vetëpërmbajtje nga ana e Tiranës zyrtare.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Aleksandros Genimatas, ka thënë se të gjitha këto raste janë nën hetim nga autoritetet. Ai u shpreh se si një vend evropian në Greqi sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive dhe i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme shqiptare që të tregojë përgjegjshmëri.

“Greqia është një shtet europian ku Shteti i se drejtës funksionon në mënyre efektive. Autoritetet përkatëse i trajtuan menjëherë çështjet qe përmend Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilat u hetuan dhe u zbardhen, siç shprehet edhe policia në deklaratë. Vendosmëria e autoriteteve greke për goditjen e krimit, në çdo forme të tijin është e ditur.

Ne dënojmë çdo akt dhune dhe racizmi, që mund të kushtoje edhe jete njerëzore. Deklaratat e Ministrisë se Jashtme Shqiptare nuk i përkasin realitetit dhe janë te papranueshme. Duke pritur përfundimin e hetimeve të vrasjes se shtetasit grek, Kostantinos Katsifas nga forcat speciale shqiptare, ftojmë Ministrine e Jashtme Shqiptare të jetë me e përgjegjshme dhe te tregoje durim dhe vetëpërmbajtje”, ka thënë Aleksandros Genimatas.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Greqia vrasja e shqiptareve