Sport30 Prill 2022, 23:01

Atletiko e Madridit mposhtet pastër nga Bilbao në transfertë, skuadra e Simeones ndërlikon kualifikimin në Champions League

Shkruar nga Pamfleti
Atletiko e Madridit mposhtet pastër nga Bilbao në transfertë,

Atletiko e Madridit mposhtet pastër nga Bilbao në transfertë, skuadra e Simeones ndërlikon kualifikimin në Champions League

Është mbyllur me rezultatin 2-0 sfida mes Atletik Bilbaos dhe Atletikos së Madridit, e vlefshme për javën e 34 në La Liga. Vendasit bënë një ndeshje perfekte duke shënuar nga një gol për çdo pjesë. 

Fillimisht në minutën e 8, Hermoso shkaktoi autogol, duke i dhënë avantazhit Bilbaos, ndërsa në pjesën e dytë, Uilliams goditi saktë nga penalltia dhe dyfishoi rezultatin për skuadrën vendase. 

Atletiko e Madridit ishte e pafuqishme për të reaguar, dhe me këtë humbje ndërlikoi zonën Champions. Skuadra e Simeones renditet në vendin e 4 me 61 pikë, ndërsa e ndjek Real Betis me 57 pikë, por me një ndeshje më pak, kurse Bilbao me fitoren e sotme mban vendin e 8 dhe afrohet me Conference League. 

Sport