
Atletiko “mbretëron” në ‘Ramon Sançez Pizhuan’, emocioni i takon legjendës që vendosi rekordin historik
Atletiko e Madridit del me tre pikë nga Sevija. Ekipi i drejtuar nga Simeone ka fituar me rezultatin e pastër 0-2, në një transfertë të vështirë si ajo e “Estadio Ramón Sánchez Pizjuán”.
Nga një gol për secilën pjesë mjaftoi për miqtë, për të marrë këtë triumf me vlerë. Lorente hapi llogaritë e takimit në minutën e 29, ndërsa goli i sigurisë erdhi nga Morata në minutën e 57.
“Los Kolçoneros” renditen në vendin e pestë me 13 pikë. Sevijla e Lopetegit e sheh veten në vendin e 16 me 5 pikë.
Rekordi i tyre më i keq në këtë fazë që nga sezoni 1996-1997 (4 pikë – W1 B1 H5), kur ata ranë në Segunda Divizion. Nje ecuri e cila do të shtyjë drejtuesi te klubit të ndryshojnë diçka dhe tashmë Lopetegi është i lëkundur në stol.
Alvaro Morata ka shënuar në tre ndeshjet e tij të fundit kundër Sevijas (3 gola në total). Ky është rekordi tij më i mirë kundër të njëjtit kundërshtar në karrierën e tij në pesë ligat më të mira të Europës në të gjitha garat (gjithashtu kundër Alaveshit, tre gola).
??? ????????.
Una ?????́? por unos colores.
❤️? #CapitánDeLeyenda pic.twitter.com/MgHG30AtVk
— Atlético de Madrid (@Atleti) October 1, 2022
Duke luajtur sot kundër Sevijas, Koke bëhet lojtari me më shumë paraqitje në të gjitha garat për Atletikon e Madridit në histori (554), duke kaluar Adelardo Rodrigez (553). Legjenda e klubit…