Bota20 Tetor 2022, 18:14

Audio përgjimet e Berlusconit, Forza Italia tenton të sqarojë situatën: Komentet e tij janë për marrëdhëniet në të shkuarën

Shkruar nga Pamfleti

Ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili do të jetë pjesë e qeverisë së re të koalicionit në Itali, ka nxitur një stuhi kritikash duke u mburrur se ai kishte rinovuar lidhjet me Vladimir Putin përmes shkëmbimit të “letrave”, në të cilat lideri rus e kishte quajtur atë ” një ndër pesë miqtë e tij më të mirë”.

Në audion e takimit të siguruar nga agjencia italiane e lajmeve LaPresse, Berlusconi tha se Putin i kishte dërguar atij njëzet shishe vodka për ditëlindjen e tij dhe një “letër shumë të bukur”.

Forza Italia, partia e Berlusconit, kërkoi të sqaronte komentet shpërthyese duke sugjeruar se lideri i saj po fliste për kontaktet e mëparshme me Kremlinin dhe këmbëngulën se qëndrimi i tij ndaj Rusisë ishte “në përputhje me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara“.

Por episodi është një tjetër dhimbje koke për Giorgia Meloni, e cila po përgatitet të emërojë qeverinë e saj të djathtë, e cila do të përfshijë figura të Forza Italia.

Pasi fitoi zgjedhjet e muajit të kaluar me pikëpamjet e saj të ekstremit të djathtë, socialiste konservatore, zonja Meloni ka kërkuar të qetësojë aleatët perëndimorë të Italisë duke përsëritur qëndrimin e saj në favor të NATO-s dhe furnizimet e vazhdueshme të armëve në Ukrainë.

Komentet e reja të Berlusconit vijnë pas një sërë përplasjesh me zonjën Meloni. Mes raporteve se ajo po bllokonte preferencën e tij për një ministër, ai refuzoi të mbështeste zgjedhjen e saj të kryetarit për dhomën e lartë të parlamentit.

Tensioni është rritur pasi politikani veteran këmbënguli që një nga deputetët e tij të emërohej Ministër i Drejtësisë, pavarësisht mungesës së dukshme të marrëveshjes nga zonja Meloni.

Kundërshtarët e tyre duket se po e shijojnë këtë moment. Politikani centrist Carlo Calenda shkroi se e vetmja gjë tjetër që Berlusconi mund të bënte për të penguar lindjen e qeverisë ishte të bombardonte selinë e partisë së zonjës Meloni.

Por drama politike nuk premton gjëra të mira për BE-në. Ndërsa për italianët e rraskapitur, raportet thuajse ditore të goditjeve në krye, janë larg stabilitetit që ata dëshirojnë.

Bota Berlusconi Pergjimet