Aktualitet25 Janar 2023, 12:34

Audio-përgjimi i 21 janarit/ Grupi hetimor shkon në shtëpinë e familjarëve të Aleks Nikës, merren në pyetje babai dhe xhaxhai i tij

Shkruar nga Pamfleti
Audio-përgjimi i 21 janarit/ Grupi hetimor shkon në shtëpinë

Oficeri i Policisë Gjyqësore të Tiranës ka shkuar sot në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë për të marrë në pyetje babain dhe xhaxhain e tij, të cilën kanë deklaruar se kanë në pronësi një audio përgjim të gardistëve më 21 janar 2011

Aleks Nika u vra më 21 janar, por familjarët ende kërkojnë drejtësi. Xhaxhai i tij, Mark Nika tha dje se ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, të cilit i ka kërkuar që çështjen ta marrë Prokuroria e Posaçme.

Nika deklaroi se që prej muajit korrik 2022 ka në dorë audio-përgjimin, në të cilin ai thotë se është komunikimi mes gardistëve në momentin që ata hapën zjarr drejt protestuesve më 21 janar.

Ai thotë se e ka audio-përgjim, por  nuk ia ka dorëzuar atë kreut të SPAK. Ai këmbëngul se nuk do ta dorëzojë audio-përgjimin nëse kjo çështje nuk i kalon SPAK, pasi nuk ka besim tek Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë, Mark Nika bën me dije se është ai që ia ka dhënë audio-përgjimin gazetarit Artan Hoxha.

Aktualitet #Audio-përgjimi i 21 janarit aleks nika Hetimet