Politike26 Janar 2023, 23:15

Audio-përgjimi për “21 Janarin”, Berisha sulmon Artan Hoxhën: Po e përdorin, kur u arrestua Balili raportonte nga makina e Ardi Veliut

Shkruar nga Pamfleti
Audio-përgjimi për “21 Janarin”, Berisha sulmon Artan

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është alarmuar nga goditjet që i vijnë nga të katra anët. Sot në SPAK u thirr Shkëlzen Berisha për Gërdecin, ndërkohë pak ditë më parë u dorëzua një padi për “21 Janarin”.

Berisha foli në “Open”, duke vijuar me sulmet e akuzat, pa kërkuar kurrë falje për vrasjet e pamëshirshme në shesh. Madje ai sulmoi dhe gazetarin Artan Hoxha

Sakaq, Berisha vijoi duke thënë se mazhoranca i përdor të ndjerët e protestës vetëm për qëllime politike, pasi sipas tij hetimi nuk ka pasur pengesa.

U tha që është audio pa e dëgjuar publiku. Ai është një transkript që shkruhet si të duash. Pse Ardi Veliu ka një teknikë të krijimit të zërit, a doni t’ua jap këtu? Duket se zëri nuk u ka dalë dot, se gjë më qesharake se të paraqesësh atë. Të thonë që ka audio kur nuk ka zë është e turpshme. Kur të dalë nuk ka asnjë kredibilitet më, sepse duhet të dilte me transkriptin. Krijohet zëri i kujt të duash. Zëri që ti nuk e dikton dot, sot ka teknika. Do thuash pse Ardi Veliu, dy skena të keni parasysh. Anila Hoxha po ndiqte një herë një zhvillim te Mali me gropa dhe desh e hodhi polici te gremina, kujtoni kur u kap Klement Balili, ky që servirte shkrimin për audio (Artan Hoxha) raportonte nga makina e tij takimin e Veliut me Balilin. Ky është një njeri i shumë përdorur. Nëse e ke zërin e merr e dërgon në SPAK, ministri çfarë tha. SPAK të verifikojë është apo jo e vërtetë. E kuptoni ju ku është ky? Jam pro për çdo hetim, nuk ka pasur pengesa, po këtyre u duhen të ndjerët kur u leverdisin për qëllime politike. Personi që ka fshirë serverin e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë të pafajshëm”, tha ai.

Politike 21 Janari artan hioxha Berisha