
Zhaklina Lekatari ka tentuar sërish të mbulojë audion që i doli një ditë më parë ku shprehej se burri i Olta Gixharit po e shantazhonte dhe kishte tentuar ta blinte me para.
Deklarata e saj e tregoi fare qartë se çfarë gatuhet në “Big Brother” dhe prime i kësaj jave nisi pikërisht me opininisten. Arbana i kërkoi të qartësojë audion që i doli.
“Dua tu kërkoj falje të gjithë personave që kam përmendur në atë mesazh edhe vetes time.
Një bisedë e imja që mendoja se e kam bërë me persona të besuar nuk ka qenë ashtu. Është prerë dhe nxjerrë nga konteskti dhe është shpërndarë në të gjitha mediat. Edhe njëherë dua t’ju kërkoj falje”, është shprehur Zhaklina në studio.
Ndërkohë që mbrëmjen e sotme Arbana ka bërë një njoftim të rëndësishëm dhe një masë të marrë nga produksioni, për të qenë në gjykime më të ftohtë dhe të paanshëm. “Arbri do t’i bëj gjithmonë komentet për lojën e Oltës”, tha Arbana.