Aktualitet28 Gusht 2018, 16:13

Audiopërgjimi, reagon Denar Biba: Nuk e kuptoj kush përfiton, gjyqtari Bianku është miku im, të dalë audio e plotë

Shkruar nga Pamfleti
Audiopërgjimi, reagon Denar Biba: Nuk e kuptoj kush përfiton, gjyqtari

Në media është publikuar sot një audiopërgjim ku pretendohet se nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i ka kërkuar gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku, që të ndikojë pranë kësaj gjykate në lidhje me çështjet e pronave të qytetarëve shqiptarë.

Pas njohjes me rastin mësohet se Prokuroria është vënë në lëvizje. Një oficer i policisë gjyqësore po merret me verifikimin paraprak të regjistrimit. Pas analizës do të vendoset nëse do të ketë procedimit penal.

Pas kësaj ngjarje nënkryetari i KQZ-së Denar Biba, i cili është i lidhur direct me ngjarjen , në një deklaratë për mediat pretendon se biseda është censuruar dhe se e gjitha ka qenë një bisedë mes miqsh. Ai ka brë thirrje që të publikohet audiopërgjimi i plotë, duke këmbëngulur që gjithçka është një sajesë-flluskë e opozitës.

“Në asnjë lloj rethane nuk ka qenë ndërhyrje e paligjshme. Të dalë biseda e plotë dhe e pacensuruar dhe do të kuptohet që ka qenë biseda mes dy miqsh që ndahen dhe bisedat e punës. Më ka dhënë mendime, i kam kuptuar mendje. Vazhdoj të jem i habitur për këtë lloj dembilizmi dhe kërkon të bëjë opozitë me çdo gjë.

Asnjë lloj shantazhi dhe asnjë lloj ndërhyrje. I shpjegoja ish pedagogut tim përse e kishet nevojë Shqipëria të merrte këtë shtyrje. Nuk e kuptoj se kush përfiton, sepse as opozita nuk përfiton nga kjo. Të dalë audio e plotë e paperë. Nuk ka absolutisht asgjë. Çdo shkëputje dhe montim”, deklaron nënkryetari i KQZ-së Biba.

Bëhet fjalë për një bisedë të vitit 2014, ku Denar Biba i shpjegon Ledio Biankut se e ka dërguar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit.

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun? Më thonë që nga të gjithë këta që kemi afër, ti e ke më afër”, dëgjohet në materialin audio.

Denar Biba i tregon bashkëbiseduesit se çfarë i kërkon qeveria shqiptare: “Tha që kemi këto problemet. E di ti, gjithë kjo historia që do të kërkohet shtyrja. Të lutem, tha, t’i lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori”, degjohet të thotë Biba.

Materiali audio është i gjatë rreth 1 minutë dhe në fund të tij, nënkryetari i KQZ-së dëgjohet në përpjekjen për të bindur gjyqtarin shqiptar në Strasburg, duke i folur për punë, sakrifica dhe kompromise: “A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’ të vajti sakrifica? Njeriu bën kompromise në jetë”.

Aktualitet audiopërgjimi gjyqtari Bianku është miku im reagon Denar Biba: Nuk e kuptoj kush përfiton të dalë audio e plotë