Bota12 Prill 2022, 22:08

Australia nisi hetimet, Blinken: SHBA s’ka konfirmuar përdorimin e armëve kimike në Mariupol, por kemi informacione

Shkruar nga Pamfleti
Australia nisi hetimet, Blinken: SHBA s’ka konfirmuar përdorimin e

Pekini “ndërpret” komunikimin me Uashingtonin, SHBA: Hakmarrja e Kinës, papërgjegjshmëri!

Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken, megjithatë ata “kishin informacion të besueshëm se forcat ruse mund të përdorin një sërë agjentësh për kontrollin e trazirave”.

Blinken tha se këto përfshijnë “gaz lotsjellës të përzier me agjentë kimikë që do të shkaktonin simptoma më të forta për të dobësuar dhe paaftësuar luftëtarët dhe civilët ukrainas, si pjesë e fushatës agresive për të marrë Mariupolin”, shkruan CNN.

“Ne jemi në bisedime të drejtpërdrejta me partnerët për të përcaktuar se çfarë, çfarë ka ndodhur në të vërtetë,” tha Blinken në Departamentin e Shtetit.

“Pra, ky është një shqetësim i vërtetë. Është një shqetësim që kemi pasur që para fillimit të agresionit. Mendoj se vura në dukje mundësinë që këto lloj armësh do të përdoreshin dhe kjo është diçka në të cilën ne jemi shumë të fokusuar,” shtoi ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha të martën se SHBA i ka ofruar pajisje Ukrainës “për t’i mbrojtur nga përdorimi i mundshëm i armëve kimike”.

Price tha gjithashtu se SHBA është e gatshme të ndihmojë Ukrainën në hetimin e përdorimit të mundshëm të agjentëve kimikë.

Pasi u shfaqën raportet të hënën për një  sulm të mundshëm që përfshin substanca kimike  në Mariupol, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se mundësia duhet të merret seriozisht, megjithëse një zyrtar i Mariupol tha se çdo sulm i tillë mbeti i pakonfirmuar.

Lexo edhe:

Rusia sulme me agjent kimik në Ukrainë?! Pas paralajmërimit të SHBA, Australia nis hetimet

Bota #Arme kimike #Blinken #lufta në Ukrainë