
Austri, plagoset rëndë shoferi shqiptar. Traileri përplaset me maunen
Një shofer 50-vjeçar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Austri duke drejtuar kamionin në drejtim të qytetit austriak Linz. Si pasojë e këtij aksidenti ai është plagosur rëndë dhe nuk është mësuar akoma gjendja e tij shëndetësore.
Sipas medieve vendase ai është përplasur me një maune duke goditur rimorkion e saj. Kamioni ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme, ndërsa rimorkioja është dëmtuar pjesërisht. Policia është duke punuar për zbardhjen e aksidentit.