Kulture24 Mars 2022, 16:37

Austria mbështetje Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ambasadori Wotsas vlerëson punën e dre

Shkruar nga Pamfleti

Në ambientet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u zhvillua një takim pune mes drejtorit prof.dr. Skender Asanit dhe shkëlqesisë së tij, ambasadorit të Austrisë në Maqedoninë e Veriut z. Georg Wotsas, me kërkesën e këtij të fundit.

Vizita e ambasadorit austriak vjen si rrjedhojë e thellimit të bashkëpunimit të ITSHKSH me përfaqësitë e huaja diplomatike. Sipas, ITSHKSH, edhe ky takim do të inicojë disa perspektiva bashkëpunimi, pasi ambsadori Wotsas premtoi se për ITSHKSH-në do të jenë të hapura dyert e universiteteve, arkivave, instituteve e muzeve të Austrisë, në funksion të realizimit të projekteve shkencore e hulumtuese. Sipas tij, ambasada austriake do të jetë urë e këtij bashkëpunimi, kurse ITSHKSH-së, siç u shpreh z. Wotsas, i mbetet të hartojë programin e projekteve e aktiviteteve që synonin t’i realizojë në të ardhmen.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Gjatë këtij takimi, drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, pasi prezantoi punën dhe planet e këtij Instituti, falënderoi ambasadorin austriak për gjithë kontributin që ka dhënë Austria në mbështetjen e proceseve socio-kulturore në dekadat e kaluara, me çka është përcaktuar edhe orientimi properendimor i shqiptarëve. Ky kontribut, sipas Dr. Asanit, ka qenë i dukshëm në disa ngjarje të rëndësishme nga historia kulturore e politike e shqiptarëve, përfshi edhe Kongresin e Manastirit, hapjen e mësonjëtores së parë për vajza në Korçë, e deri te proceset që sollën pavarësinë kombëtare dhe periudhën pas saj ku Austro-Hungaria kishte dhënë ndihmesë të drejtpërdrejt në hapjen e shkollave, revistave e institucioneve të ndryshme shqiptare në Shkodër dhe në disa qytete të tjera.

Ambasadori austriak Dr. Georg Woutsas inkurajoi drejtorin Asani në përpjekjet e tij iluministe për të vazhduar punën në thellimin e hulumtimeve shkencore që si pikësynim kanë ndriçimin e rrugëve të mirëkuptimit në mes të njerëzve e bashkësive me diversitete të ndryshme etnike, gjuhësore e fetare.

Kulture #Georg Wotsas Skender Asani