Bota 9 Tetor 2022, 16:31

Austria në zgjedhje presidenciale, Van der Bellen favorit përballë 6 kundërshtarëve politik

Shkruar nga Pamfleti
Austria në zgjedhje presidenciale, Van der Bellen favorit

Austria në zgjedhje presidenciale, Van der Bellen favorit përballë 6 kundërshtarëve politik

Austriakët kanë dalë sot për të votuar për zgjedhjet presidenciale, ndërsa pritet rikonfirmimi si President i Alexander Van der Bellen. Udhëheqësi austriak konsiderohet si “fanar stabiliteti”, ndërsa vendi po lufton me krizën energjetike dhe inflacionin.

Në fushatën me sloganin “qartësi”, Van der Bellen është favorit për një mandat tjetër – kurse 6 kundërshtarët e tij politik janë shumë mbrapa me vota.

“Kundërshtari më i madh të dielën do të jetë karrigia”, tha profesori 78-vjeçar i ekonomisë në tubimin e fundit parazgjedhor, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në zgjedhje. Sipas sondazheve, liberali pro-evropian do të fitojë më shumë se 50 për qind të votave, kështu që Austria ndoshta do të shmangë raundin e dytë të votimit.

Të drejtë vote kanë rreth 6.4 milionë qytetarë nga 9 milionë sa i ka në total Austria.

Van der Bellen, i quajtur “profesor” nga mbështetësit e tij, fitoi në zgjedhjet e vitit 2016 në raundin e dytë kundër politikanëve të FPOe-së.

Bota Alexander Van der Bellen