Bota13 Shkurt 2023, 15:53

Austria refuzon të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorimin e tankeve “Leopard 2”

Shkruar nga Pamfleti
Austria refuzon të trajnojë ushtarët ukrainas për

Austria ka refuzuar të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorimin e tankeve Leopard 2.

“Për shkak të neutralitetit tone. Austria nuk do të trajnojë trupat ukrainase për Leopardët”. tha ministrja e Mbrojtjes Klaudia Tanner.

Ajo shtoi se mbështetja ndaj Ukrainës brenda kornizës së saj ligjore ishte një vendim sovran i secilit shtet.

Kujtojmë se, Austria po përballet me kritika të ashpra për dhënien e vizave për ligjvënësit rusë të sanksionuar, të cilët do të marrin pjesë në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë.

Delegacioni përfshin 15 ligjvënës rusë të cilët janë nën sanksionet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Pyotr Tolstoy dhe Leonid Slutsky.

Tetëdhjetëenjë delegatë të OSBE-së nga 20 vende, përfshirë Francën, Kanadanë, Britaninë, Poloninë dhe Ukrainën, i kanë bërë thirrje qeverisë austriake të ndalojë pjesëmarrjen e rusëve të sanksionuar.

“Është e rëndësishme të mbani mend se parlamentarët rusë janë një pjesë integrale e sistemit të pushtetit dhe bashkëpunëtorë në krimet që Rusia kryen çdo ditë në Ukrainë”, thuhet në letrën, e cila u lexua nga agjencia e lajmeve Associated Press. Ata nuk kanë vend në një institucion që ka për detyrë të promovojë dialogun e sinqertë dhe kundërshtimin e luftës.

Delegatët e SHBA-së në Asamblenë Parlamentare nuk ishin në mesin e nënshkruesve të letrës.

Bota Austri leopard tanke