Bota14 Gusht 2022, 22:50

Autobusi me targa serbe përmbyset në Bullgari, disa persona të plagosur; mes tyre 8 fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Autobusi me targa serbe përmbyset në Bullgari, disa persona të

Një autobus me targa serbe është përmbysur në Bullgari dhe fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por shumë pasagjerë mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi 217 kilometra larg Sofjes, në Stara Zagorës. Për pasojë mbetën të plagosur 12 persona, mes tyre 8 fëmijë.

Sipas raportimeve, fëmijët po ktheheshin nga pushimet në bregdetin e Detit të Zi. Nuk dihen shkaqet e aksidenti, ndërsa dyshimet janë se mund të ketë ndikuar lagështira në rrugë.

Bota aksident Bullgari