Ndërsa ndodhemi më pak se 3 muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit, PS ka ndezur motorrët e fushatës elektorale në qytete të ndryshme.
Ajo çka bie në sy në fushtën e Kryeministrit Rama dhe kreut të PD, është autokritika tek kreu i qeverisë, se ai nuk është i kënaqur se çfarë është bërë dhe, mospremtimi i mrekullive nga kreu i PD.
Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Gjirokastër, deklaroi se qeveria nuk ka një shkop magjik që të realizojë gjithçka.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Distanca nuk na pengon që të kemi një bashkëbisedim të hapur, do të kisha shumë mirënjohje për këdo që ngre shqetësime, apo që i dëgjoni përreth jush, në mënyrë që jo vetëm të mund të japim nga ana jonë shpjegime dhe të bëjmë arsyetime mbi cfarë po kalojmë nga vijmë dhe ku duam të shkojmë por dhe në mënyrë që të mund të sqarohemi për një pikë të rëndëishme që qeveria nuk ka një shkop magjik, ajo cka na duhet është që të punojmë pa u ndalur dhe të rezistojmë me durim përballë vështirësive pengesave të trashëguara dhe ata që na dalin. Sic kanë qënë dy goditjet e mëdha, tërmeti që na vuri para përgjegjësisë për të rishikuar priroritetet dhe pandemia që na vuri përballë mbrojtjes së jetës dhe uljes së kostos së rënda në shëndetin e njerëzve. Po jua kaloj fjalën juve..
Unë hy te të pakënaqurit, ka shumë për të bërë se koha nuk pret, se ajo që kemi bërë nuk vlen për të kërkuar që njerëzit të jenë të lumtur dhe të cohen në këmbë dhe të duartrokasin, por drejtimi dhe rruga janë të duhura. Duhet të vazhdojmë drejt.