
Një automjet ka përfunduar në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë. Ka qenë roja i sigurisë së rezervuarit që ka njoftuar policinë, teksa nuk dihet nëse ka persona brenda tij.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, si dhe polumbarët e RENEA-s, për nxjerrjen e tij.
“Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.