
Qeveria greke ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm turk Suleiman Soylu, i cili tha se nëse autorët e dyshuar për sulmin me bombë në Stamboll nuk do të ishin arrestuar, do të kishin ikur në Greqi.
Zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou deklaroi se qeveria greke është kundër çdo akti terrorist ndërsa dënoi sulmin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në Turqi, shkruajnë mediat greke.
Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe të të plagosurve.
“Qeveria është e vendosur kundër çdo akti terrorizmi, aktet si ato në Stamboll janë absolutisht të dënueshme” , tha ai.