alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Autori hyri me një tufë me lule, armën e mbante në buqetë”, zbardhet dinamika e plotë e ekzekutimit në Ekuador

24/01/2022, 14:01
ne Kronike
A A
“Autori hyri me një tufë me lule, armën e mbante në buqetë”, zbardhet dinamika e plotë e ekzekutimit në Ekuador

“Autori hyri me një tufë me lule, armën e mbante në buqetë”, zbardhet dinamika e plotë e ekzekutimit në Ekuador

Mediat e huaja kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në një restorant në veri të Guayaquil-it në Ekuador.


-Lexo edhe:

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Drejtonte makinën nën efektin e kanabisit dhe pa patentë, arrestohet inspektori i policisë

Bëhet me dije se 34-vjeçari ka marrë tre plumba në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 28 gëzhoja.

Sipas raportimeve të “El Universo”, dy persona mbërritën në ambientet e jashtme të restorantit, ku po darkonte Ergys Dashi me një “Ford Explorer” të zi.

Njëri prej tyre hyri me një buqetë me lule në dorë në restorant, teksa personi i dytë i cili mbante një kapuç në kokë qëndroi në portën hyrëse të restorantit.

Punonjësit e restorantit thanë se vrasësi ka tentuar të hyjë paqësisht, me pretekstin e dorëzimit të disa luleve, por më pas ka kërcënuar punonjësin e lokalit që i ka kërkuar kartën e vaksinimit. Pasi hyri, ai qëlloi 38-vjeçarin shqiptar, i cili po priste ushqimin. Dashi ishte në shoqërinë e një burri tjetër, i cili u zhduk menjëherë nga vendngjarja pas nisjes së të shtënave.

Viktima ishte ulur në fund të biznesit, i cili në atë kohë ishte i mbushur plot me njerëz. Kur filluan të shtënat, të pranishmit filluan të vrapojnë të dëshpëruar, ku disa arritën të largoheshin nga restoranti dhe të tjerët u hodhën në dysheme dhe u mbuluan derisa sulmi përfundoi.

Në vendngjarje janë gjetur të paktën 28 ​​gëzhoja. Dëshmitarët thanë se personi i cili e ekzekutoi 38-vjeçarin, ishte personi i cili hyri në restorant me buqetën me lule.

“Ai që e qëlloi ishte njeriu që hyri me lule, armën e mbante në buqetë”, deklaroi dëshmitari.

Vrasësit janë larguar me motoçikletë. Ndërkohë që e plagosur mbeti dhe një grua, kliente në restorant, e cila mori një plumb në këmbë.

Si u lidh i riu nga Durrësi me një grup mafioz të “Camorra”-s

Sipas të dhënave hetimore që lidhen me ekzekutimin e shqiptarit në Ekuador, bëhet me dije se ka dyshime që Ergys Dashi ka lidhje të forta me Lulzim Berishën dhe dy miqtë e tij, konkretisht Plarent Dervishajn dhe Eldi Dizdarin, të cilët rezultojnë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, por që kanë gjetur strehim në Dubai.

Sipas të dhënave, mësohet se Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga Policia italiane po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.

Trafiku i heroinës drejtohej nga shqiptari Ergys Dashi, në atë kohë vetëm 25 vjeç, i cili përfundoi pas hekurave pas një hetimi 3- vjeçar nga autoritete italiane në Akuila.

Transporti i drogës, heroinë e cilësisë së shkëlqyer, bëhej përmes makinave të modifikuara dhe u tha se droga shitej me një çmim konkurrues dhe se grupi ishte aq i fuqishëm sa Policia italiane i konsideroi si pjesë të “Camorra”-s.

Ergys Dashi nuk është shqiptari i vetëm që u ekzekutua për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Pak vite më parë është vrarë edhe Adriatik Tresa, i cili u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij nga 6 persona të maskuar si policë.

Ndërsa në mars të 2018-ës u vra shqiptari Fadil Kaçaniç bashkë me të shoqen, Fatimen, po për shkak të trafikut të drogës. 64- vjeçari i vrarë barbarisht bashkë me gruan e tij ishte njeriu që porosiste drogën që menaxhonin shqiptarët në Europë.

Ata u gjetën të vdekur në një zonë të banuar pranë qytetit të Guayaquil. Edhe në 2016-ën u vra shqiptari Ilir Hidri nga Vora me 3 plumba pas koke po në qytetin ku u vra edhe Dashi.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Foto ilustruese
Kronike

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

22/05/2022, 20:44
Kronike

Drejtonte makinën nën efektin e kanabisit dhe pa patentë, arrestohet inspektori i policisë

22/05/2022, 15:32
Kronike

Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë”, shihni momentin kur RENEA arreston bashkëpunëtorët e Nuredin Dumanit

22/05/2022, 11:52
Kronike

Autorët e dy vrasjeve të bujshme në Elbasan, kush janë ‘ushtarët’ që po shoqërojnë Nuredin Dumanin në qeli

22/05/2022, 11:04
Besjan Xhixha (majtas) dhe Nuredin Dumani
Kronike

“Ka dhëmbë floriri, ikni shikojani”, i arrestuari shpërthen ndaj Nuredin Dumanit: Ka kryer 12 vrasje, e njoh dhëmbë e dhëmballë!

22/05/2022, 7:15
Kronike

Tension mes të arrestuarve në Gjykatën e Posaçme, Besjan Xhixha flet me emra: Dumani ka prokurorë në SPAK që e mbështesnin

21/05/2022, 21:52
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
6 bashkitë një mostër perfekte statistikore

6 bashkitë një mostër perfekte statistikore

Të shtëna me armë në një universitet në Gjermani, autori vret vetën

Të shtëna me armë në një universitet në Gjermani, autori vret vetën

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Berisha shpall “fitoren historike”: Është mrekulli e shekullit XXI, do plotësoj çdo ëndërr të demokratëve

23/05/2022, 0:15

Demokratët në “qiellin e shtatë” me fitoren e Berishës, e presin me fishekzjarre

23/05/2022, 0:16

Albana Vokshi i jep “kurorën” Berishës: Fitoi në një garë transparente, ishin zgjedhje model

22/05/2022, 22:39

Mbyllet numërimi, foltorja shpall Berishën “kryetar” të PD-së: Fitoi me 93.4 për qind të votave

23/05/2022, 0:18
Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

22/05/2022, 22:19

Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

22/05/2022, 22:00
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Studiuesi Auron Tare ka hedhur poshtë pretendimet kreut të bordit ekzekutiv të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff mbi koncesionin e Parkut të Butrintit nga ana e FSHAZH-së.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #butrinti  #fondishqiptaroamerikanzhvillimit #unesco #zeriiamerikes
  • Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #pd #nongrada #spak #referendum #shba
  • Teksa vazhdimisht jemi mësuar ta shohim Ngjelën që reagon për situatën politike në vend, ai sot ka reaguar mbi shkrimin e një shkrimtareje të re.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spartakngjela #avokat #driteroagolli #poete #shkrimtar

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In