Kronike20 Maj 2022, 09:31

Autori i veshur si grua, publikohen imazhet e shpërthimit me tritol në Shkodër; polici mohon konfliktet

Shkruar nga Pamfleti
Autori i veshur si grua, publikohen imazhet e shpërthimit me tritol në

Publikohen imazhet e ngjarjes në Shkodër, ku ju vendos tritol lokalit të një efektivi policie dhe po ashtu ju dogj makina.

Ngjarja ndodhi në fshatin Grudë e Re dhe pre e sulmit ra Ndrek Rrasa. Ndërkohë kanë dalë dhe imazhet ku duket një person që vendos tritolin dhe i vë zjarrin furgonit. Dyshimet janë se është një mashkull i maskuar si grua.

Vetë polici ka mohuar të ketë konflikte. “Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vene tritolin apo se kush e ka djegur autobusin”, tha ai.

Kronike Shkodër Tritol Video