Bota24 Shkurt 2022, 15:41

Avionët ushtarakë dhe flota detare nisin bombardimet: Çfarë dimë deri tani rreth sulmeve ruse në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtja amerikane: Forcat ruse nuk po përparojnë, kanë ngecur në disa pjesë të Ukrainës!

Agresioni rus po kthehet gjithnjë e më shumë në një sulm të shkallës së gjerë mbi të gjithë Ukrainën. Në këto momente, siç bëjnë të ditur mediat e huaja, avionët rusë kanë bombarduar disa zona në Ukrainë, mes të cilave edhe aeroportin ndërkombëtar të Kievit. Ndërkohë, flota detare e Moskës po bombardon të gjithë qytetet ukrainase në detin Azov dhe Detin e Zi.

Por, çfarë dimë deri tani rreth sulmeve?!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Veprimet ushtarake

Forcat ruse kanë pushtuar Ukrainën, duke ndërmarrë sulme me raketa dhe shpërthime pranë qyteteve të mëdha dhe në infrastrukturën e saj ushtarake.

Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë rreth 50 “pushtues” rusë dhe ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë rusë, megjithëse kjo e fundit nuk është verifikuar ende nga aktorë të pavarur. Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia ka kryer 203 sulme që nga fillimi i ditës dhe luftimet po vazhdojnë pothuajse në të gjithë territorin, raporton BBC.

Nga ana e saj, Rusia pretendon se ka hasur pak rezistencë dhe se forcat e armatosura ukrainase po ikin masivisht, duke braktisur armët dhe pozicionet e tyre.

Ndikimi në popullatën civile

Kievi është ngritur nën zhurmat e sirenave të urgjencave nga shpërthimet e ndodhura në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Një situatë e tillë pasoi nga një trafik tepër i rënduar, ndërsa banorët përpiqen të largohen nga kryeqyteti pasi Ukraina mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet civile.

Diku tjetër, banorët po kërkojnë strehim në stacione – dhe janë krijuar radhë për autobusët, pikat e bankomateve për të tërhequr para, apo në benzinato për të mbushur mjetet me karburant.

Disa vende evropiane në kufi me Ukrainën, duke përfshirë Poloninë, Sllovakinë dhe Hungarinë, thonë se po përgatiten për një fluks refugjatësh.

Ndërkombëtarët dënojnë sulmet në Ukrainë

Vendet fqinje kanë reaguar ndaj krizës.

Kryeministri i republikës baltike të Estonisë, në kufi me Rusinë, tha se një numër aleatësh të NATO-s të cilat kufizohen edhe me Rusinë kishin rënë dakord të nisnin konsultimet sipas Nenit 4 të NATO-s.

Moldavia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe është e gatshme të ndihmojë dhjetëra mijëra ukrainas. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda deklaroi gjithashtu se ai po nënshkruante vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që pritet të miratohet nga parlamenti.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha: “Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur aleancën nga agresioni”.

SHBA, BE, Britania e Madhe dhe Japonia kanë vendosur sanksione kundër rusëve kryesorë, bankave ruse dhe deputetëve që e mbështetën masën. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha në një fjalim televiziv se “sipërmarrja e shëmtuar dhe barbare e Vladimir Putin duhet të përfundojë me dështim”.

Bota sulmet ruse ne ukraine