Aktualitet13 Korrik 2022, 15:43

“Avokatët nuk bëjnë bojkot për xhepin e tyre”, Haxhia: S’jeni seriozë, harta gjyqësore të miratohet pas reformës territoriale

Shkruar nga Pamfleti

Ditën e sotme është mbledhur komisioni i ligjeve, në të cilin po diskutohet për hartën e re të gjyqësorit që është krijuar nga KLGJ, pas bojkotit që u ndërmor nga avokatët në mbarë vendin.

Mbledhja është shoqëruar nga debate të forta, ndërkohë kreu i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Maks Haxhia, gjatë fjalës së tij akuzoi të dy palët politike duke u shprehur se nuk janë serioz në mbledhje.

Ne nuk besojmë se ju e keni seriozisht, ne erdhëm këtu dhe do ua them të dy palëve. Unë jam një qytetar që e kam familjen në Shqipëri, ju po bëni hartën territoriale, ju se keni me seriozitet. Se ne do ju thonim pezullojeni këtë hartë gjyqësore se proceset ecin paralel. Mos të bëjmë themelet, ngremë katet dhe pastaj i prishim prapë katet”, tha ai.

Haxhia argumentoi se bojkoti i avokatëve nuk bëhet për para dhe mbushje xhepash, por për interesin e qytetarëve, të cilët do të preken nga harta e re e gjyqësorit në financat dhe çdo veprimtari të jetës së tyre.

“Ju sugjeroj se ne nuk e kemi bërë gjithë këtë lëvizje për xhepin tonë. Harta e re e gjyqësorit nuk është vetë reforma në drejtësi, por është një hartë për të pasur drejtësi sa më kualitative dhe për ta afruara më pranë publikut. Ne përfaqësojmë publikun dhe e kemi bërë shumë të qartë. Ne nuk kemi hallin sesi do të paguhemi por që drejtësia të jetë efiçente dhe me këtë hartë të re gjyqësore drejtësia nuk është eficente. Ne i kemi paraqitur argumentet tona të pa kundërshtuara dhe të krahasuara me rajonin”, u shpreh Haxhia.

Ai shkojë më tej duke kërkuar që të rrëzohet vendimi i KLGJ, në mënyrë që palët të realizojnë hartën territoriale dhe paralel me të, të krijojnë një hartë të vlefshme gjyqësore që do të jetë efiçente për drejtësinë.

S’na erdhi mirë që kjo hartë gjyqësore nuk ishte diktuar për arsyet që ne thamë por për mungesë gjyqtarësh. Mungonin gjyqtarët për disa arsye, ndoshta edhe prej dështimit të reformës por unë nuk gjykoj”, përfundoi Haxhia.

Aktualitet #Gjyqësore harta Haxhia