Aktualitet23 Mars 2018, 11:02

Avokati i Lulos: Apelojmë vendimin, kush do ta drejtojë Gjykatën Kushtetuese?

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i Lulos: Apelojmë vendimin, kush do ta drejtojë Gjykatën

"Gardiani" i politikës, KQZ nën hetim për tenderin 60 mln lekë (Dokumenti)

Ardian Visha, i cili është edhe avokati i gjyqtarit Fatos Lulo ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për që shkarkoi nga detyra gjyqtarin Lulo.

 

“Do të apelojmë vendimin. Ne e konsiderojmë të paqenë fabulën mbi të cilën u dha vendimi i sotëm, është i padrejtë dhe i pa mbështetur. Por ky ishte verdikti dhe do të apelohet. Për standardin që vendos, është një stekë shumë e ulët, zor që do të kalojë njeri. Problemi është se kush do të rrijë në sistem. Por a do të shkojë Lulo në zyrë pas vendimit? Ai u pezullua deri në një vendimmarrje të Kolegjit të Apelimit”-tha avokati.

Më tej avokati Visha theksoi se Fatos Lulo u pezullua deri në një vendimmarrje të Kolegjit të Apelimit.

Fatos Lulo deklaroi pak ditë më pare se i ishte dhuruar nga e motra një shumë prej 200 mijë dollarësh, por KPK arriit në përfundimin se burimi i parave është i paligjshëm dhe se kjo gjë nuk e justifikon pasurinë.

 

Aktualitet Ardian Visha avokati Fatos Lulo gjyqtari