Aktualitet17 Maj 2018, 13:06

Avokati i njohur shqiptar që shoqëroi Agron Xhafajn në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Avokati i njohur shqiptar që shoqëroi Agron Xhafajn në Itali

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, iu është dorëzuar dje autoriteteve italiane. Ai është nisur me një avion rreth orës 05:30 të mëngjesit të djeshëm.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se Agron Xhafaj është shoqëruar nga një ndër avokatët më në zë të momentit, Ardian Visha.

Agron Xhafaj rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite e dy muaj burg, për trafik të lëndëve narkotike.

Për shkak të dorëzimit të tij në autoritetet italiane, Xhafaj duket se i ka dhënë një mbeshtetje të madhe vëllait të tij minister. Duke i shpëtuar kështu “karrigen” brenda Ministrisë.

codramol
smile

Aktualitet