Aktualitet 2 Shkurt 2023, 07:46

Avokati Lapaj tregon kush janë më të korruptuarit në Shqipëri: Ata i numërojë lekët në divan para fëmijëve të tyre

Shkruar nga Pamfleti
Avokati Lapaj tregon kush janë më të korruptuarit në

Avokati Adriatik Lapaj se elita në Shqipëri është e shitur, duke përjashtuar një pjesë.

Sipas tij më të korruputuarit  janë të gjithë profesionistët që heshtin për një vend pune.

“Akademikë që nuk flasin një herë për të drejtën sepse duhet që mbesa të punojë në ambasadë në filan shtet dhe të marrë një rrogë që të bëjë doktoraturën, doktorë që nuk flasin të drejtën për mungesën e ilaçeve në spitalet shqiptare sepse duan që të bëjnë korrupsion dhe të trashin llogaritë e tyre, gazetarë që nuk e thonë të vërtetën sepse duan që të marrin një tender në kundërshtim me ligjin, avokatë që nuk ndihen sepse duan të bëjnë sekserin lartë e poshtë nga mëngjesi në darkë gjykatave dhe prokurorive të kësaj Republike. E kush presim ne ta ndryshojë? Fermeri në fushë, blegtori në mal, ai që që këpucët? Nuk e bëjnë dot ata, janë profesione të nderuara, iu puth duart nga mëngjesi në darkë  unë atyre, por nuk e bëjnë dot ata.”, deklaroi Lapaj i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” .

Avokati tha se në Shqipëri se pa një sistem vlerash nuk mund të ecë shoqëria.

“Këtu një i korruptuar është burrë zotëri, i pandershmi është më i nderuari, vete bën ça i do qejfi me paratë publike dhe trajtohet si burrë dhe zonjë e nderuar.” – u shpreh Lapaj.

Sipas tij drejtësia s’mund të bëhet vetëm nga gjyqtarët dhe prokurorët.

“Drejtësia është çështje e shoqërisë, drejtësia është standard i nivelit moral të shoqërisë, drejtësia është që ai prindi të mos numërojë lekë korrupsioni në divan para fëmijëve të tij,” – theksoi Lapaj.

Aktualitet #Avokati Lapaj tregon kush janë më të korruptuarit në Shqipëri