Kosova 4 Nëntor 2019, 18:39

Avokati letër Prokurorisë Speciale: Hetimet për vrasjen e Astrit Deharit të orientohen në shumë kahe

Shkruar nga Pamfleti
Avokati letër Prokurorisë Speciale: Hetimet për vrasjen e Astrit

Avokati letër Prokurorisë Speciale: Hetimet për vrasjen e Astrit Deharit të orientohen në shumë kahe

Avokati Tomë Gashi, me një shkresë drejtuar Prokurorisë Speciale, të cilën e ka postuar edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që të nxirret aktvendim për hetimet drejt zbardhjes së rastit të vdekjes së Astrit Deharit të orientohen si zbulim i vrasjes.

“Nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kërkohet që të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit (Vrasje e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës), të shtytësve në vrasje (Neni 33 i KPK-se), të atyre që e kanë fshehur vrasjen për tri vjet dhe të atyre që e kanë ndihmuar në çfarëdo forme kryerjen e veprës penale të vrasjes (Neni 33 i KPK-se), si dhe të gjithë atyre që në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të Astrit Deharit në bashkëkryerje kanë vepruar si grup i organizuar kriminal (Neni 34 i KPK-së)”, thuhet në deklarimin e Gashit.

Nesër, në orën 12:00, me rastin e 3 vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ende në rrethana të pasqaruara, do të mbahet një marsh protestues, ku do të kërkohet drejtësi për ish-aktivistin e Vetëvendosjes.

 

Prishtine avokati hetimet për vrasjen e Astrit Deharit Tomë Gashi