Aktualitet16 Prill 2018, 09:30

Avokati Llallës: I merrni të keqen Tikut, nuk e arrestoni dot

Shkruar nga Pamfleti
Avokati Llallës: I merrni të keqen Tikut, nuk e arrestoni dot

Avokati Llallës: I merrni të keqen Tikut, nuk e arrestoni dot

Sokol Hazizaj, avokati i ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla është shprehur për Te Sheshi.com se ndaj klientit të tij nuk ka nisur asnjë procedim penal. Në lidhje me urdhër-arrestin që është lëshuar Hazizaj u shpreh se: ‘’ Nuk di ç’të them për lajmet që dalin.

Si përfaqësues ligjor i z. Llalla mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij”.

Deklarimi i Sokol Hazizajt është deklarimi i parë zyrtar i përfaqësuesit ligjor të ish-Kryeprokurorit.

Hazizaj është një nga juristët më të njohur në vend. Për një kohë ka qenë ligjvënës, më pas ka punuar si zv.ministër i Drejtësisë, për të kaluar në katedrën e Universitetit të Tiranës, si profesor i së drejtës.

Hazizaj, prej disa vitesh tashmë ka kaluar në profesionin e lirë të avokatit.

Aktualitet Adriatik Llalla avokati i ish-kryeprokurorit Sokol Hazizaj