Aktualitet20 Korrik 2018, 17:28

Avokati rebelohet me Xhezair Zaganjorin: Kryetar Gjykate që na bën PAPËN! S’janë mësuar të paguajnë shërbimin, por të

Shkruar nga Pamfleti
Avokati rebelohet me Xhezair Zaganjorin: Kryetar Gjykate që na bën

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori u paraqit i vetëm në seancën dëgjimore, duke mos zgjedhur të mbrohet me avokat, ndërsa KPK-ja raportoi disa gjetje që cënojnë figurën e Zaganjorit si gjyqtar. Por ky vendim i Zaganjorit nuk i ka pëlqyer aspak avokatit Saimir Vishaj, sipas të cilit, “Nuk kërkojnë as të përfaqësohen me avokatë para KPK pasi s’janë mësuar të paguajnë shërbimin, por të “shesin” firmën”.

Reagimi i avokatit Vishaj:

Gjyqtar që qajnë apo kërkojnë konfirmim në detyrë. Kryetar Gjykate që na bën PAPËN!!! Nuk kërkojnë as të përfaqsohen me avokatë para KPK pasi s’janë mësuar të paguajnë shërbimin, por të “shesin” firmën.

Edhe Avokatët apo mësuesit kane kunetër, vellezër, motra, por askush nuk merr lekë borxh tek ata…kredi të butë..të vjedhi ..të trokasë në dyert e partive për t’u bërë President apo duke mos dhënë asnjë pezullim për të dënuar që vdesin në burgje.

Ne e dime që ky Veting është i ashper dhe ndonjëherë po kalon Cakun…Por këta që qajne para KPK sikur t’i besonin lotët e te pandehurve që kanë dënuar padrejtësisht!

Aktualitet