Bota20 Gusht 2022, 19:08

Azilkërkuesit shqiptarë zhduken nga kampet në Britani, policia angleze ngre alarmin: Trafikantët i rekrutojnë për në fermat e kanabisit

Shkruar nga Pamfleti
Azilkërkuesit shqiptarë zhduken nga kampet në Britani, policia

Policia britanike ka nisur një operacion për gjurmimin dhe kapjen e trafikantëve shqiptarë, të cilët rekrutojnë bashkatdhetarët e tyre për ti përfshirë në trafikun e drogës dhe në bandat e krimit të organizuar.

Policia britanike është duke hetuar zhdukjen e shumë prej azilkërkuesve shqiptarë të cilët janë larguar nga hotelet ku ishin vendosur nga autoritetet britanike.

Operacioni ‘Rosewood’, i cili drejtohet nga policia e West Yorkshire, po heton për mënyrat se si grupet e krimit të organizuar, veçanërisht në veri të Britanisë së Madhe po rekrutojnë shqiptarët dhe azilkërkuesit vietnamezë për t’i punësuar ata në fermat e kanabisit apo edhe në punë të tjera kriminale.

Burime nga policia Britanike bëjnë me dije se bëhet gjithnjë e më e pamundur gjetja e të larguarve por edhe hartimi i programeve mbrojtëse ndaj azilkërkuesve që mund të bien pre e rekrutimeve nga grupet kriminale.

Ndërsa organizatat bamirëse të refugjatëve kanë informuar se shqiptarët dhe vietnamezët janë ata që bien më shumë pre e trafikantëve që u ofrojnë punë në fermat e kanabisit.

Sipas mediave britanike, gratë vietnameze janë më të shënjestruarat e këtyre grupeve.

Sipas të dhënave më shumë se 35 mijë azilkërkues jetojnë në hotele, duke u kushtuar taksapaguesve britanikë të paktën 4 milionë paund në ditë, teksa një numër rekord refugjatësh vazhdojnë të kalojnë Kanalin Anglez për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Bota Britani emigrantet trafikantet