Anti-Mafia15 Korrik 2018, 12:50

“Baba Likja” e quajti Shkëlqim Ganajn “lente verifikimi”, por në 4 vite nuk ka zbuluar asnjë “tullë” hajdutëri

Shkruar nga Pamfleti
“Baba Likja” e quajti Shkëlqim Ganajn “lente

“Baba Likja” e quajti Shkëlqim Ganajn “lente verifikimi”, por në 4 vite nuk ka zbuluar asnjë “tullë” hajdutëri shtetarësh

 Xhambazllëku i Ilir Metës në parlament, për të vendosur “kukullën” e tij në ILDKP

  Në datën 20 shkurt 2014, ish-Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, realizoi me sukses, skenarin për të vendosur në krye të institucionit të deklarim-verifikimit të pasurive të zyrtarëve të shtetit, një “kukull” që duhej të vazhdonte rolin e “kukullës” Adriatik Llalla, por më parë duhej spostuar nga kolltuku i ILDKP, “kukulla” Zana Xhuka e vendosur prej Sali Berishës, pas “gradimit” të Llallës si kryeporkuror.

Pasi gjeti “kukullën” që i duhej për të mos hetuar dosjet e tij pasurore dhe për të hapur dosjet e kundërshtarëve vetëm sa për shantazh, Ilir Meta inskenoi dhe realizoi “gradimin” e Shkëlqim Ganajt në krye të ILKPD, si personi që i dinte mirë pasuritë e gjithë shtetarëve, mbasi kishte qenë përgjegjës sektori në hipotekën e Tiranës dhe që prej vitit 2004 (10 vite) ishte drejtues sektori në ILDKP e deri në datën 20 shkurt 2014, kur u “gradua” Kryeinspektor i Përgjithshëm i ILDKP.

Skema “Meta” u realizua jo me dekret presidencial, por vetëm me votim në parlament, ku me 77 vota “Pro” të shumicës PS-LSI-PDIU-PBDNJ, u emërua “kukulla” Shkëlqim ganaj, i përzgjedhur nga Ilir Meta dhe po me ato 77 vota të kthyera “Kundër”, u shkarkua “kukulla” e PD, Zhana Xhuka.

“Baba Likja” e bëri këtë marifet, për të garantuar emrimin e “kukullës” së tij Ganaj në krye të ILDKP, mbasi i trembej refuzimit të Nishanit si president i PD, parti me të cilën Meta ishte në armiqësi në ato vite dhe, për të shmangur çuarjen për dekretim tek presidenti i PD e për të evituar ndonjë interpretim nga Kushtetuesja, ai bëri 3 votime fiktive në parlament, para se të zgjidhte “kukullën” e tij në krye të ILDKP, me të njëjtin marifet që u zgodh edhe vetë President Republike.

Ditën e votimit në parlament, Ilir Meta e quajti Shkëlqim Ganajn, si “Lentja anti-korrupsion”, por në këto 3 vite e gjysëm në krye të ILDKP, kjo “lente” nuk ka zbuluar asnjë “fije” pasuri dhe asnjë qindarkë korrupsioni shtetarësh, paçka se është “lodhur”, duke bashkëpunuar dhe me ish-Kryeprokurororin Lalla dhe me deputetin socialist Alekt Hyseni, kur ky i fundit ishte Drejtor i “Taskë-Forcës” kryeministrore anti-korrupsion, për tokat në bregdet e më pas, drejtor i Pastrimit të Parave të Pista.

Megjithëse u përpoq, “lentja e Likes” Shkëlqim Ganaj, nuk arriti të zbulonte dot as tokat dhe llogaritë e shumta bankare, të dy bashkëpuntorëve të tij Adriatik Llalla e Alket Hyseni, ndërsa pasuritë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, nuk i verifikoi mbasi kishte besim të plotë, në ndershmërinë e vetë-deklarimeve të tyre./Pamfleti

 

Anti-Mafia “Baba Likja” e quajti Shkëlqim Ganajn “lente verifikimi” por në 4 vite nuk ka zbuluar asnjë “tullë” hajdutëri shtetarësh