Anti-Mafia22 Gusht 2018, 09:00

“Baba Tomorri” hakmerret ndaj “Baba Likes” e “Baba Mondit”, rrufetë e dherat bllokojnë rrugën e shkatërruar nga

Shkruar nga Pamfleti

“Baba Tomorri” hakmerret ndaj “Baba Likes” e “Baba Mondit”, rrufetë e dherat bllokojnë rrugën e shkatërruar nga makinat e mermerit e guroreve

Aksi Provonik-Kulmak në Berat është i bllokuar për rreth dy orë. Ky aks është mbingarkuar nga lëvizja për shkak të nisjes së pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, ku si për çdo vit, mijëra besimtarë bektashianë festojnë në këtë zonë.

Aksi është i bllokuar në të dyja senset e kalimit, ndërkohë që dyshohet se shkak për bllokimin janë reshjet e dendura të shiut, rrufetë dhe terreni i vështirë.

Mësohet se një ndër shkaqet e tjera të bllokimit të këtij aksi rrugor që lidh Beratin me Malin e shenjtë të Tomorrit është dhe prishja e rrugës nga makinat e tonazhit të rëndë që transportojnë mermerin e Ilir Metës dhe Monikës.

Por dhe nga makinat që bëjnë rrugën e transportit të inerteve dhe të gurëve nga gurorët e Ilir Metës dhe Monikës deri në destinacion. Banorë të zonës thonë se rrugët nuk janë bërë për të përballuar makinat të këtij tonazhi të rëndë dhe të përditshëm.

Ndërsa po banorët ë zonës nuk ngurrojnë të thonë se “Baba Tomorri” po hakmerret për atë që ka bërë Ilir Meta në këtë mal, të cilin e ka bërë ‘shportë’ tej përtej duke e shfrytëzuar pa kriter. Shyqyr që u bllokua dhe u shpall Park turistik, që të shpëtojë.

Por rruga është shumë vështirë të hapet dhe një kiamet të tillë me bubullima dhe rënie dherash nuk ka bërë vaki që kur nuk mbahet mend”.

Me sa duket “Baba Tomorri” nuk ka duruar më dhe është hakmarrë ndaj “Baba Likes” dhe “Baba Mondit” për maskarallëqet që kanë bërë në kurriz të tij./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia “Baba Tomorri” hakmerret ndaj “Baba Likes” e “Baba Mondit” rrufetë e dherat bllokojnë rrugën e shkatërruar nga makinat e mermerit e guroreve