Aktualitet 7 Prill 2022, 20:56

“Babai im e propozoi që në komunizëm”, Ngjela pro legalizimit të kanabisit: Do të sjellë fitime për shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti
“Babai im e propozoi që në komunizëm”, Ngjela pro

Avokati Spartak Ngjela e mbështet legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Ai thotë se kjo nismë do t’i sjellë rritje ekonomisë në Shqipëri. “Është hap përpara për ekonominë. Nuk kemi përgjegjësinë e gjetjes së tregjeve, ato i gjen qeveria. Nëse është fitim i madh, është shumë mirë për shqiptarët”, tha ai në “Euro News”.

Rrezikun për shkeljen e ligjit e ka në dorë vetëm prokuroria dhe policia, sipas Spartak Ngjelës.

Ai tha se pika në të cilën ka gabuar kryeministri Rama, është se “nuk ia ka prezantuar biznes-planin e tij intelektualëve shqiptarë”.

Spartak Ngjela thotë se babai i tij, kur ishte ministër i Ekonomisë, e ka propozuar që në komunizëm legalizimin e bimëve mjekësore, mes të cilave edhe kanabisit, që sipas tij do ti sillnin vendit të ardhura 2 miliardë dollarë në vit.

Aktualitet Kanabisi Ngjela